Granit Xhaka rikthehet në stërvitje, gati për sezonin e ri (Foto)

Granit Xhaka rikthehet në stërvitje, gati për sezonin e ri (Foto)

Granit Xhaka ka përfunduar pushimet që kishte pas Kupës së Botës dhe tani është kthyer në stërvitje te Arsenali

Premier League fillon më 10 gusht, ndërsa futbollisti i kombëtares zvicerane tani është kthyer për t’u përgatitur për sezonin e ri me Arsenalin, transmeton Periskopi.

“Ndjehem mirë që jam rikthyer me bashkëlojtarët e mi të Arsenalit. Tani le të filloj puna e vështirë,” ka shkruar Xhaka në Facebook.

Kujtojmë që futbollisti me prejardhje nga Prishtina vazhdoi kontratën me Arsenalin gjatë këtij afati kalimtar. /Periskopi/

Shpërndaje në: