Granit Xhaka rrëfehet si asnjëherë më parë, fjalë prekëse për historinë e babait të tij

Granit Xhaka rrëfehet si asnjëherë më parë, fjalë prekëse për historinë e babait të tij

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka u intervistua nga tabloidi britanik ‘The Guardian’, në lidhje me se si është jeta e tij jashtë fushës.

Para derbit të së shtunës në mes Arsenalit dhe Tottenhamit, Xhaka tregoi pse beson se mentalitetin e tij të fortë e ka marrë nga koha kur babai i tij, Ragipi ishte i burgosur politik në ish-Jugosllavi, transmeton Periskopi.

“Me sa e di unë, muajt e parë të tij në burg ishin OK”, tha Xhaka. “Por pastaj filluan të rrahurat”.

Babai i Granitit ishte arrestuar në vitin 1986 kur kishte qenë 22 vjeç, pasi kishte marrur pjesë në demonstratat kundër regjimit komunist të asaj kohe. Kur ishte arrestuar, ai u dënua me gjashtë vjet burgim.

Image result for granit xhaka ragip xhaka

“Unë si biri i tij, kjo histori më prek shumë – është e ngulitur thellë në zemrën time. Shpesh i them atij që të ma përsëris, por ende nuk mendoj se e ka thënë të tërën. Gjithmonë ka pasur momente qetësie kur kam ndjerë sikur ai përpinte diçka dhe nuk e thoshte si kishte qenë”.

“Babai im dhe shumë të tjerë protestonin për të drejtat bazike, si e drejta për të votuar. U arrestuan edhe shumë të tjerë, një ndër ta kishte qenë edhe xhaxhai i tij. Ai ishte dënuar me 15 vite burg”, transmeton Periskopi.

“Një nga gjërat e çuditshme është se nuk e di si doli nga burgu para se t’i përfundonte dënimi, por ai u lirua në të njëjtën kohë me xhaxhain e tij. Askush nga familja nuk e dinte derisa ata u shfaqën në pragun e shtëpisë”.

Image result for granit xhaka ragip xhaka

Prindërit e Xhakës, që ishin takuar me njëri-tjetrin tre muaj para se babai i  Granitit të shkonte në burg, vendosën të emigrojnë në Zvicër, në vitin 1990. Një vit më vonë aty lindi fëmija i parë, Taulanti, ndërsa 18 muaj më vonë lindi edhe Graniti.

Futbollisti me prejardhje shqiptare theksoi edhe një herë ndikimin e madh pozitiv që babai  ka pasur në karakterin e tij dhe të vëllaut, Taulantit.

“Babai im tregoi një forcë tejet të madhe dhe bëri që unë dhe Taulanti të rritemi me mentalitet të fortë si ai. Ne patëm këtë idol, këtë njeri shembull, i cili na mësoi që duhet të jemi të fortë për të arritur gjërat që duam në jetë. Është arsyeja pse edhe në fushë ne kemi mentalitetin që provojmë gjithçka pa frikë”, përfundoi Xhaka.

Përfaqësuesi i Zvicrës pritet që të startojë për Arsenalin, në derbin e Londrës Veriore ndaj Tottenham. /Periskopi

 

Shpërndaje në: