Granit Xhaka rrëfen vendimin e papritur për rikthimin në Premier League

Granit Xhaka rrëfen vendimin e papritur për rikthimin në Premier League

Granit Xhaka ka rrëfyer se rikthimi i tij në Premier League ishte një surprizë, por u konkretizua shpejt pas interesimit të Sunderlandit. Mesfushori shqiptar u transferua këtë verë për rreth 17 milionë funte, duke u bërë një nga afrimet më të bujshme pas rikthimit të “Macëve të Zeza” në elitën angleze, transmeton albinfo.

33-vjeçari, ish-lojtar i Arsenalit, u emërua menjëherë kapiten dhe po shfaq formë të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Régis Le Bris, duke ndihmuar Sunderlandin të renditet lart në tabelë.

Xhaka pranoi se kishte menduar të përfundonte karrierën në Bayer Leverkusen, por interesimi i Sunderlandit e bëri të ndryshonte planet. Në vendimin e tij ndikuan edhe këshillat e Jermain Defoe dhe Lorik Canës, ish-lojtarë të klubit.

“Nuk prisja të kthehesha në Premier League, por vendimi erdhi shpejt”, tha Xhaka, duke shtuar se vendimi ishte marrë pas diskutimeve me familjen dhe përfaqësuesit e klubit.

Shpërndaje në: