Granit Xhaka trondit Zvicrën, humbet Kupën e Botës?
Granit Xhaka ka përsuar një lëndim sot në stërvitje me Kombëtaren e Zvicrës
25-vjeçari pësoi një lëndim gjatë seancës stërvitore dhe më pas u largua nga fusha duke u ndihmuar nga dy persona të stafit mjekësor të Zvicrë, shkruan Periskopi.
Sipas raporteve nga Zvicra ylli i Arsenalit është dërguar në spital për ekzaminime tjera, por ajo që dihet sigurt është se ka humbur miqësoren ndaj Spanjës, por rrezikon edhe Kupën e Botës e cila fillon pas dy jave.

Graniti u lëndua gjatë një ndërhyrje në bashkëlojtarin e tij dhe më pas nuk ishte në gjendje që të largohet nga fusha pa ndihmën e stafit mjekësor. /Periskopi/




