Granit Xhaka uron për ushtrinë me anë të një fotografie (Foto)
Pas miratimit të pakos së ligjeve që e bën Kosovën me Ministri të Mbrojtjes dhe transferimin e FSK-së në Ushtri, edhe mesfushori kosovar i Arsenalit Granit Xhaka ka postuar në Instagram lidhur me ndodhinë e ditës.
Xhaka ka postuar një foto në Instastory të Instagramit të tij zyrtar ku ka mbishkrimin “Urime”, dhe një flamur të Kosovës.
Në foto është një ushtar kosovar me veshje ushtarake.




