Gratë e Kosovës evitojnë turpërimin e madh pasi pësojnë tri gola për 12 minuta kundër Rusisë

Gratë e Kosovës evitojnë turpërimin e madh pasi pësojnë tri gola për 12 minuta kundër Rusisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e grave është mposhtur me rezultat 3-0 nga Rusia, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

‘Dardanet’ kanë mundur të pësojnë humbje edhe më të thellë si mysafire, marrë parasysh faktin se të tri golat i pësuan në 12 minutat e parë të ndeshjes, shkruan Periskopi.

Dy gola nga Fedorova në minutat 6′ dhe 12′, si dhe një nga Abdullina në minutën e 9-të, u duk se ishin vetëm fillimi i asaj që do të ishte një natë e gjatë për kosovaret në Rusi.

Mirëpo, në vazhdim vashat e Afërdita Fazlijës u mbrojtën mjaft mirë dhe evituan turpërimin edhe më të thellë.

Kosova tashmë është përshëndetur nga gjasat për kualifikim, teksa zë pozitën e katërt me 10 pikë, ndërsa Rusia e ka siguruar plasmanin tutje së bashku me Holandën në Grupin A. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: