Greizman-Manchester United, gjithnjë më afër

Greizman-Manchester United, gjithnjë më afër

Ylli i Atletico Madridit, 25 vjeçar, konsiderohet si njëri nga top sulmuesit në botën e futbollit dhe vlerësohet të kushtojë rreth 90 milionë euro.

Griezmann aktualisht është i angazhuar me Kombëtaren e Francës por ka zbuluar se intrigon mundësia për të kaluar në “Old Trafford”, përcjell Sportali.net.

“Gjithmonë e pyes Paul Pogban për Manchester Unitedin. Mendoj se është klub i madh me një infrastrukturë shumë të mirë,” tha ai.

“E pyes Paul për disa prej lojtarëve, dhe nëse vërtetë janë aq të mirë, ose nëse Jose Mourinho është vërtetë aq i mirë”.

Griezmann së fundmi ka qenë shumë i lidhur me një largim nga Atletico Madrid, ku ka shënuar 65 gola në 120 ndeshje.

Ai shtoi: “Ju dëgjoni shumë gjëra [spekulime], rreth Manchester United dhe PSG por tani për tani, unë nuk e shoh veten duke kaluar te një klub i ri.

“Por do të ishte e mrekullueshme të luaja përkrah Pogbas një ditë. /Periskopi.com

Shpërndaje në: