Grekët po shqyrtojnë dhënien e azilit për ushtarakët turq

Grekët po shqyrtojnë dhënien e azilit për ushtarakët turq

Sot më mesditë tetë ushtarakë turq u futën në hapësirën ajrore greke dhe kërkuan të uleshin në një prej aeroporteve të afërta, për arsye të një defekti teknik.

Ata pas uljes në veri të Greqisë kanë kërkuar azil politik. Kurse Qeveria e Turqisë i ka quajtur tradhtarë dhe kërkon kthimin e tyre.

Sa i përket kërkesës së tetë personave për azil politik, shtatmadhoria greke thotë se kërkesa e tyre do të shqyrtohet nga autoritetet kompetente.

Shpërndaje në: