Grekët shkruan: ‘Thikë! Tel! Srebrenica’, Dzeko i ‘kërcënon’ për ndeshjen në Bosnje
Tifozët grekë kishin fyer dhe shpalosur thirrje raciste dhe fashiste në sfidën ndaj boshnjakëve.
Në një baner ata kishin shkruar ‘Thikë! Tel! Srebrenica’, duke u kujtuar atyre masakrën e tmerrshme nga serbët në vitin 1995, ku janë vrarë mbi 8300 boshnjak civilë në Bosnje.
Ndërsa, sulmuesi Edin Dzeko i falënderon grekët për pritjen e keqe dhe thotë se mezi pret përballjen me Greqinë në Bosnje.
“Ndiej sikur kemi humbur 3:0. Grekët nuk e kanë merituar, jo një pikë, por është dashur të humbasin 4:0. Nuk ka rëndësi, shkojmë tutje, i falënderojmë për mikpritjen e keqe. Mezi po i pres në Zenicë”, ka thënë Dzeko. /Periskopi.com



