“Grenell u përplas me Susie Wiles”, shefja e stafit të Trump i telefonon gazetes Daily Mail

“Grenell u përplas me Susie Wiles”, shefja e stafit të Trump i telefonon gazetes Daily Mail

Shefja e stafit të Presidentit Donald Trump, Susie Wiles, reagoi pas një shkrimi të Daily Mail duke telefonuar redaksinë e medias britanike dhe mohoi se kishte pasur ndonjë debat me Grenell gjatë Konventës Kombëtare Republikane.

“Ai nuk është miku im më i mirë,” tha Wiles gjatë një telefonate të premten në mëngjes. “Ne nuk jemi të afërt, dhe ideja që kemi pasur ndonjë sherr, nuk e di… dhe nuk mendoj se ai ndihet kështu për mua.”

“Nuk mund të them që kurrë nuk jam përlotur, por kjo ndodh rrallë dhe kurrë për shkak të tij… Ky debat thjesht nuk ka ndodhur“-tha ajo, raporton TCh, transmeton Periskopi.

Daily Mail përmendte një episod që, sipas burimeve pranë Shtëpisë së Bardhë, ndikoi negativisht në pozicionin Grenell, ku u përplas me shefen e stafit, Susie Wiles, gjatë Konventës Kombëtare Republikane.

Pretendohej se një debat për kohën e fjalimit të tij u përshkallëzua në tone të ashpra dhe mesazhe fyese, çka më pas ndikoi në mosangazhimin e tij në poste të nivelit të lartë në mandatin e dytë të Trump. Grenell e ka mohuar këtë përplasje dhe ka deklaruar se ruan marrëdhënie miqësore me Wiles./Periskopi

Përplasjet me shefen e stafit të Trump dhe Rubion, Daily Mail zbulon prapaskenat: Si e spostoi Presidenti Richard Grenellin

Shpërndaje në: