Grezda: Ja pse refuzova Kosovën për Shqipërinë
Sulmuesi gjakovar i Lokomotivës së Zagrebit, Eros Grezda ka treguar se është kontaktuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, por preferoi Shqipërinë.
Ai tha se këtë vendim e kishte marrë me familje dhe ishte zgjedhje e zemrës.
“Kosova? Unë jam nga Gjakova dhe sigurisht që Kosova është vendlindja ime, s’mund dhe s’do ta mohoj kurrë. Por zgjodha të luaj me Kombëtaren kuqezi. Është një zgjedhje zemre”, ka thënë se Grezda.
“Trajneri i Kosovës më ka bërë ftesë për të luajtur me Kosovën, por, së bashku me familjen time kemi vendosur që unë të vazhdoj të mbroj ngjyrat e fanellës kuqezi”.



