Griezman pritet të transferohet tek Barcelona
Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës, raportojnë mediet spanjolle.
‘Blaugranat’ prej kohësh insistojnë ta blejnë francezin, dhe duket se ky qëllim i Barcelonës do të realizohet, por jo gjatë tregut të janarit.
Siç raportojnë mediet iberike, Griezmann do t’i bashkohet gjigantit spanjoll në verën që vjen.
Francezi kërkohet edhe nga Manchester United, por thuhet se lojtari preferon Barcelonën së cilës pritet t’i bashkohet në fund të këtij sezoni.



