Griezmann i jep tre pikët Atleticos
Vendasit i sollën mjaft kokëçarje skuadrës së Diego Simeones, por ekipi i tij megjithatë arriti të marrë pikët e plota.
Ishte goli nga Antoine Griezmann në minutën e 84-të që i dha fitoren Atleticos.
Në minutën e 90+4 Wakaso i Granadës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Atletico tani ka 52 pikë, dhe mban vendin e katërt.



