Griezmann: Refuzova Barcelonën për shkak të Messit
Sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann ka befasuar me deklaratën e tij të fundit.
Francezi gjatë verës ishte i lidhur me një kalim te Barcelona, pas përformancave të shkëlqyeshme që pati në Kampionatin Botëror, shkruan Periskopi.
Por cila është arsyeja që ky transferim nuk u kompletua? Griezmann ka dhënë versionin e tij.

Ai ka thënë se nuk ka dashur që të luajë nën ‘ombrellën’ e Messit.
”A kam qenë i ndikuar nga fakti se unë do të luaja për Messin, ashtu siç bëri Neymar dhe tani Coutinho me Suarezin? Po ndoshta, pa vetëdijen time ky ishte një ndikim”, ka deklaruar njëri nga kandidatët serioz për ta fituar ‘Topin e Artë’. /Periskopi/



