Griezmann shokon Atleticon dhe Unitedin: Jam gati për t’u transferuar në këtë kampionat
Antoine Griezmann nuk e ka aspak problem të largohet nga Evropa.
Ai ka thënë që është i gatshëm të luajë edhe në Kinë apo SHBA.
“Nëse do të largohem nga Atletico, nuk e kam problem që të transferohem në Angli, Gjermani, Kinë apo SHBA. Unë jam i gatshëm”, deklaroi Griezmann.
“Ata që më njohin e dinë që unë dua të fitoj tituj, pasi që vetëm shënimi i golave nuk është i mjaftueshëm”, shtoi francezi.
Gjasat më të mëdha për transferimin e tij i ka Manchester United.



