Griezmann te Barça, Icardi te Real Madrid, ja mundësia e realizimit
Fabrizio Romano, gazetar sportiv në gazetën italiane “Calciomercato” ka bërë një analizë ne lidhje me spekulimet e fundit dhe mundësinë e realizimit të tyre.
Sipas Romanos, Mauro Icardi nuk do të largohet në afatin e janarit, po as nuk do të largohet në verën e ardhshme. Nëse Interi e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve, argjentiasit do ti plotësohej ëndrra. Kjo do të thotë që Icardi do të qëndrojë në Inter, me një kontratë të re, kushte më të mira dhe një klauzolë të re që do ta mbante larg Real Madridin, Chelsean e të tjerë, raporton Calciomercato, transmeton Periskopi.

Griezmann te Barcelona?- Katalunasit e kanë prioritet transferimin e yllit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, ndërsa nëse nuk arrinë që ta transferojnë brazilianin, emri i parë që vihet në listë është Griezmann. Manchester United është një tjetër skuadër që interesohet për shërbimet e francezit, por ende nuk ka një ofertë zyrtare. Fabrizio Romano më tej tha që “Nuk do ta largoja as PSG-në nga kërkuesit për shërbimet e Greizmann”. /Periskopi



