Grimerja kosovare përkujdeset për pamjen e krijuesit të “Despacito”
Lyra Kryeziu, grimere nga Kosova që po zhvillon karrierë në Washington këto ditë është përkujdesur për grimin e Luis Fonsit, krijuesit të hitit “Despacito”.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kosovarja përmes një postimi në Instagram, duke shkruar: “Isha e nderuar të bëja grimin për këngëtarin Luis Fonsi”.
“Despacito” është kënga me më së shumti klikime në të gjitha kohërat në YouTube. Kënga ka tejkaluar shifrën e 4 miliardë klikimeve.




