Gruaja bie nga kati i katërt i pallatit, dyshohet se u shty nga burri
Viktima është shtetesja Liljana Ruko, 35 vjeçe.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se gruaja është shtyrë nga burri i saj.
Mësohet se çifti i bashkëshortëve, prindër të dy fëmijëve, sapo ishin kthyer nga Gjermania.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarëve që kanë dijeni mbi ngjarjen.



