Gruaja e Kadri Veselit duket aktraktive me fustan jeshil (Foto)
Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka qenë mjaft i angazhuar këto ditë në fushata të ndryshme politike.
Në shumicën prej tyre, ai shoqërohet nga bashkëshortja e tij Violeta Veseli, e cila i qëndron gjithmonë në krah.
Violeta Veseli gjendet shpesh pranë bashkëshortit të saj në paraqitjet politike.
Violeta me profesion është profesoreshë e gjuhë gjermane dhe punon në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Ajo është pëlqyer shumë herë për paraqitjet me stil në daljet e saj publike.
Njëlloj, ajo nuk ka zhgënjyer me dukjen e saj edhe në daljen e fundit publike që bashkëshorti i saj ka pasur në një nga fushatat e PDK-së.
Violeta Veseli shkëlqen pranë bashkëshortit, Kadri Veseli. Burimi i fotos: Instagram
Veshur me fustan jeshil në nuanca të mbyllura, dhe me një buqetë lule në dorë, Violeta dukej më e freskët dhe atraktive se çdo herë tjetër.






