Gruaja maskohet gjatë lindjes, arsyeja do t’ju bëjë të qeshni me lot (Video)

Gruaja maskohet gjatë lindjes, arsyeja do t’ju bëjë të qeshni me lot (Video)

Një grua shtatzënë ka menduar që gjatë kohës që do sillte në jetë foshnjën e saj të përdorte një maskim në mënyrë që burri të mos shikonte fytyrën dhe të dëgjonte dhimbjet e saj.

Aimee Smith 26 vjeç, nga Barroë-in-Furness në Angli, bleu maskën elektronike, të cilën e përdori gjatë gjithë kohës që ishte në sallën e operacionit për lindjen e djalit të saj, Albie.

Rezultatet që shkaktoi kjo maskë ishin të jashtëzakonshme. Zëri dhe mimika e saj është regjistruar nga bashkëshorti i saj që ishte i pranishëm gjatë lindjes së foshnjës.

Qëllimi i saj ishte që bashkëshorti i saj të mbante mend vetëm momente argëtuese dhe jo fytyrën e saj teksa ajo sforcohej dhe bërtiste nga dhimbjet. Dhe mesa duket ja doli.

https://www.youtube.com/watch?v=ePq7aRqEdzc

Shpërndaje në: