“Gruaja nuk më la që të shkoj në kampionatin kinez”

“Gruaja nuk më la që të shkoj në kampionatin kinez”

Dries Mertens ka refuzuar një ofertë të majme nga Kina pasi gruaja e tij nuk dëshironte që të jetonte atje

Dries Mertens kishte oferta të shumta nga kampionati kinez ku do të përfitonte shumë më shumë se te Napoli, por ishte gruaja e tij që e pengoi një transferim të mundshëm në Kinë, shkruan Periskopi.

“Kisha mundësinë që të shkoj atje, do të fitoja dy herë më shumë se sa këtu, por gruaja ime nuk dëshiron që të jetojë atje, kështu që unë kurrë nuk do të luaj në Kinë,” ka thënë ylli belg.

“Jam shumë i lumtur te Napoli dhe kam kontratë edhe për dy vite,”. /Periskopi/
Image result for dries mertens wife

Shpërndaje në: