Gruaja rome lind foshnjën në tregun e qytetit në Kamenicë, kishte mbetur pa shtëpi
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka treguar për një grua e cila kishte lindur në treg të qytetit, e përkatësisë rome – raporton Periskopi.
Kastrati ka shkruar se më të marr informatën, janë angazhuar menjëherë dhe kanë gjetur nënën, bashkë me fëmiun, dhe së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar në shtëpi për t’ua kontrolluar gjendjen shëndetësore.
Ai ka falënderuar ekipin që ndihmoi profesionalisht, derisa shkroi se jeta e rëndë që bën komuniteti rom nuk mund të neglizhohet.
“Sot rreth orës 17, një qytetar na njoftoi për një lindje jo të zakonshme në tregun e qytetit. U njoftuam që nëna dhe fëmija janë në rrugë tash e ca ditë. Menjëherë u angazhuam ta gjejmë nënën dhe fëminë dhe me ekipin mjekësor shkuam në shtëpi, ku iu bë kontrolla. Nëna dhe fëmija janë shëndosh. Falënderoj qytetarin Fekim Dalipi që tregoi qytetari të dalluar duke lajmëruar rastin, dhe mjekun Latif Sylaj e infermieren Alma Latifaj për përgjegjshmërinë profesionale. Jeta e rëndë që e bën komuniteti rom në vendin tonë nuk mund të neglizhohet. Të gjithë qytetarët pa dallim përkatësinë meritojnë vëmendjen tonë. Ne jemi duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet të rifunksionalizojmë repartin e gjinekologjisë”, ka shkruar Kastrati./PERISKOPI
https://www.facebook.com/QendronKastrati10/posts/846761895661550?__xts__[0]=68.ARDD-GlzCk-pZWb3_r1na25swHVReCJqDItnTfbxFsGAIBJefedyXHxs3btxmGwCHprfNpr9AZaEwcCSUpCzr_RmMD-56qobIu68FMMfn4dYskMxNbeRPB5xP87_37g86Ugtwaer2enH_pmxfcbMfTmMiRHbdfWupZjR91G-ZsEvLKhXoUZqkQx3rCSb72QBSXUsVPTwVVO5upZZ-1Orcu_6MafL0O5cHN6u9U6tzWreFq_uqVi1tz707yfz4MyGBu05dq5D0iwgUYnMa8Gv-ECO1EWVJNALBohSymef-_h5J3e6lvIfIfOuCkvg78LVY9dBzo0NGiRjNxiFgpUTuxQ&__tn__=-R



