Gruda e sikleton Muratin: A e kupton përjashtimin prej përkufizimit?
Deputeti i VV’së, Hekuran Murati dhe Përparim Gruda kanë replikuar mes vete në seancën e jashtëzakonshme.
Gruda deklaroi se nuk lejohet që të formohen komisionet parlamentare kur ende nuk dihet se kush është pozita dhe opozita.
Kësaj deklarate reagoi ai i VV’së, Murati duke e quajtur propagandë, megjithatë Gruda ia ktheu se nëse e kupton përjashtimin dhe përkufizimin.
“Askund nuk është e shkruar, ai iu referua praktikave. Kemi situatë të jashtëzakonshme. E pavërtetë për komisione se kush është pozitë e opozitë”, tha Murati.
Deputeti Gruda, shkoi në Kuvend pasi nisi seanca e thirrur për buxhetin, për t’ua thënë Vetëvendosjes se kjo seancë është e paligjshme.



