Gruda: Lëvizja Vetëvendosje s’ka vullnet për të zgjedhur president

Gruda: Lëvizja Vetëvendosje s’ka vullnet për të zgjedhur president

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vullnet për ta zgjidhur çështjen e presidentit.

Në Klan Kosova, ai tha se kjo parti e ka shpërdorur afatin e parë, dhe tash as që po merret me këtë çështje.

“Edhe ne pajtohemi që Kosova duhet të ketë president, por kjo ka nevojë për një proces dhe dialog politik që na çon te një shumicë parlamentare për të zgjedhur presidentin. Ajo që ka ndodhur deri tash është që, unë mendoj që nuk ka vullnet nga LVV-ja për të zgjedhur president”.

“E para, sepse afati që ishte para vendimit të Kushtetueses u shpërdor duke u lënë për ditën e fundit veprimet për të thirrur seancën, dhe afati i ri që u dha nga Kushtetuesja, ju e shihni që nuk po përdoret fare. Kryeministri Kurti merret me çdo gjë tjetër, veç me zgjedhjen e presidentit, përveç kur zihen në ndonjë deklaratë. Zoti Konjufca e dha këtë deklaratë me gjasë se e zunë gazetarët befasisht në korridor, siç e tha edhe vet, por nuk janë të interesuar për atë temë”, deklaroi Gruda.

Shpërndaje në: