“Grup ku gjithçka është e mundur”, Franco Foda komenton shortin e Kupës së Botës
Përzgjedhësi Franco Foda thotë se Kosova do të ndodhet në një grup ku gjithçka do të ishte e mundur, në rast që siguron kualifikimin në Kupën e Botës.
Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje në muajin mars, por në rast që kualifikohet, atëherë do të jetë në një grup me ShBA-në, Paraguain dhe Australinë.
Përzgjedhësi Foda për faqen zyrtare të FFK-së komentoi shortin e Kupës së Botës, por sërish iu kujtoi të gjithëve se synimi aktual është kualifikimi.
“Australia, Paraguai dhe ShBA, ka një grup shumë interesant këtu. Por, gjëja më e rëndësishme për ne është që të fillimisht duhet të kualifikohemi”.
“Na kanë mbetur edhe dy ndeshje, një ndeshje e rëndësishme si mysafir i Sllovakisë, duhet të fitojmë. Në rast fitores atëherë do të luajmë kundër Turqisë ose Rumanisë dhe këto janë për tani ndeshjet me të rëndësishme tona. Kjo ka prioritet”.
“Këtu ishte një ngjarje fantastike, atmosferë e mrekullueshme. Nëse kualifikohemi në Botëror do të kishim një grup të balancuar ku gjithçka është e mundur. Por, siç e përmenda gjëja më e rëndësishme është të kualifikohemi për Botëror. Nëse kualifikohemi do të gëzohemi për këto ndeshje”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Kosova do të jetë mysafir i Sllovakisë më 26 mars kurse pesë ditë më vonë nëse fiton do ta presë në Prishtinë, fituesin e takimit Turqi – Rumani.



