Guardiola: Ai është trajneri i duhur për Arsenalin
Pep Guardiola beson se Mikel Arteta është trajneri i duhur për Arsenalin
Arsene Wenger do të largohet nga Arsenali në fund të këtij edicioni dhe tashmë ka shumë emra për pasuesin e tij, transmeton Periskopi.
Kandidatët potencial janë, Allegri, Ancelotti, Luis Enrique dhe së fundi Mikel Arteta.
“Nuk jam njeriu i duhur për të folur për këtë, por për mendimin tim Arteta është trajner i shkëlqyer,” ka thënë tekniku spanjoll.
“Ai meriton më të mirën. Ne jemi shumë komod pasi punojmë me të, ai është njëri nga më meritorët për suksesin tonë në këtë sezon.
“Ka shumë emra për trajnerin e ardhshëm të Arsenalit. Unë nuk i di planet e tyre, por Mikel do të bënte gjëra të mëdha atje,”. /Periskopi/



