Guardiola apo Mourinho? Maradona befason me zgjedhjen

Guardiola apo Mourinho? Maradona befason me zgjedhjen

Për Diego Armando Maradonën, Jose Mourinho ka qenë dhe vazhdon të jetë trajneri më i mirë në botë.

Guardiola ka krijuar një Manchester City të frikshëm, për dallim nga Manchester Unitedi i Mourinhos, por Maradona beson se ky i fundit është njëshi.

Ai ndjen se ish-trajneri i Chelsea e Real Madrid, është më i miri në botë dhe beson se stili i Guardiolës funksionon për shkak të blerjeve të shumta gjatë gjithë karrierës.

Related image

“Për mua po, Mourinho është më i miri”, tha Maradona për Marca.

“Do t’i jepja merita Pepit për atë që arriti pasi u la nga Johan Cruyff. Stili tiki-taka nuk është diçka që është shpikur nga Guardiola, ishte Cruyff”.

“Në këtë moment, Pep mund të zgjedhë cilindo lojtar në botë dhe mund ta ketë. Për këtë edhe tiki-taka funksionin”, shtoi ai./Periskopi/

Shpërndaje në: