Guardiola dhe inati ndaj Ronaldos: Bernardo Silva është ylli më i madh portugez

Guardiola dhe inati ndaj Ronaldos: Bernardo Silva është ylli më i madh portugez

Lojtari i Manchester City, Bernardo Silva është një nga tre lojtarët më të mirë në Premier League dhe ylli më i madh portugez.

Kështu mendon trajneri i këtij ekipi Pep Guardiola, i cili është i ngazëllyer me formën e tij këtë sezon.

Ish-mesfushori i Monacos u bashkua me ‘Qytetarët’ në vitin 2017, por këtë sezon ai ka shpërthyer me një lojë tipik sulmuese, raporton Periskopi.

Portugal v Italy - UEFA Nations League - League A - Group 3 - Estadio da Luz

Duke folur përpara takimit të sontëm në Ligën e Kampionëve me Schalke, Guardiola u pyet nëse 24-vjeçari do të jetë ylli i ardhshëm i futbollit portugez.

“Ai është ylli më i madh tashmë”, u përgjigj ai. “Ai është një njeri i bukur. Dua të punoj me të, ai kurrë nuk bën një fytyrë të keqe kur ai nuk luan. Gjithmonë buzëqeshja është e madhe. Ai është djali që në dhomat e zhveshjes është më i dashuri”.

”Bernardo është njëri ndër lojtarët më të talentuar që kam punuar në karrierën si trajner. Ai mund të luajë në tre apo katër pozicione të ndryshme dhe kjo e bën të veçantë”, deklaroi Guardiola.

Por duket që ish-trajneri i Barcelonës e ka inat futbollistin më të suksesshëm portugez Cristiano Ronaldo, i cili ka fituar pesë herë ‘Topin e Artë’… gjë të cilën duket se Guardiola e ka ‘harruar’. /Periskopi/

Shpërndaje në: