Guardiola e do me çdo kusht transferimin e Arda Guler, por turku është i lumtur në Madrid

Guardiola e do me çdo kusht transferimin e Arda Guler, por turku është i lumtur në Madrid

Arda Guler, mesfushori turk i Real Madridit, po vazhdon një fillim fantastik sezoni dhe ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, i cili dëshiron ta transferojë me çdo kusht në Ligën Premier.

20-vjeçari ka shënuar tre gola dhe ka dhënë pesë asiste në 11 paraqitje këtë sezon, duke u bërë një nga shtyllat kryesore sulmuese të Real Madridit dhe një nga talentet më premtuese të futbollit evropian.

Sipas raporteve të fundit, Guardiola e sheh Arda Guler si element kyç për të rritur kreativitetin dhe influencën në mesfushën e Manchester City, por duket se operacioni është i vështirë për momentin.

Arda Guler ka treguar gjithmonë përkushtim ndaj projektit madrilen dhe nuk ka ndërmend të largohet, duke u fokusuar në zhvillimin e tij nën drejtimin e Xabi Alonsos, trajnerit aktual të Real Madridit, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Turku është një nga figurat kryesore në mesfushën sulmuese, duke mbështetur edhe Kylian Mbappé në krijimin e rasteve dhe golave për ekipin. Vetëbesimi i treguar dhe mbështetja e trajnerit i kanë mundësuar të rrisë nivelin e lojës së tij.

Real Madrid e konsideron Arda Guler si një pjesë të rëndësishme të projektit afatgjatë, ndaj dhe bisedimet për largimin e tij janë jashtë diskutimit për momentin.

Megjithëse Guardiola e ka vënë syrin mbi talentin turk, Arda Guler duket i lumtur në Madrid dhe fokusohet të vazhdojë të shkëlqejë me Realin, duke treguar se karriera e tij do të rritet nën hijen e klubit spanjoll. /Periskopi/

Shpërndaje në: