Guardiola e pranon: Kur Reali dhe Barcelona ia mësyn një lojtari, është e pamundur t’ia marrësh

Guardiola e pranon: Kur Reali dhe Barcelona ia mësyn një lojtari, është e pamundur t’ia marrësh

Pep Guardiola ngul këmbë se ai nuk është i zhgënjyer për objektivin e Manchester Cityt që shkoi te Barcelona, por paralajmëroi se kampionët e Premier Ligës e kanë të vështirë të nënshkruajnë me lojtarët më të mirë në botë për çmime astronomike. 

‘Qytetarët’ ishin në garë për transferimin e Frenkie De Jong, teksa ky i fundit vendosi të kalonte te Katalanasit për 70 milionë euro, me pagë javore prej 260,000 deri në 300,000 funte, përcjell Periskopi.

Guardiola më parë i kishte kërkuar drejtuesve të Cityt të ishin “më të shpejtë dhe më efikas” në përpjekjet e tyre për të shmangur Barçën dhe Realin në tregun e transferimeve dhe kjo është një temë që ai sërish foli dje.

Frenkie De Jong Barcelona

”Tregu i transferimit, pagat, ka rritje të mëdha”, tha Pep. “Pasi Neymar kaloi te PSG, tregu u rrit në nivele të pabesueshme. Për fat të keq, kjo është arsyeja pse kemi shpenzuar shumë për të ndryshuar ekipin (mosha mesatare). Ne duhet të jemi më të shpejtë dhe më të mençur dhe të përpiqemi të blejmë lojtarët”.

”Ne duhet të përshtatemi. Është e vështirë për të blerë lojtarë më të mirë, me një çmim të mirë. Është pothuajse e pamundur. Ndoshta duhet të kemi besim te lojtarët e rinj dhe t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë personalitetin e tyre këtu”.

”E kam thënë shumë herë që në transferime duhet të shmangim Realin dhe Barçën. Për prestigjin, ligën e pabesueshme, klubet e mrekullueshme që janë. Është pothuajse e pamundur të garosh me ta për një lojtar”, potencoi Guardiola. /Periskopi

Shpërndaje në: