“Guardiola është trajneri më i mirë në botë”
Nicolas Otamendi ka thënë se Guardiola është trajneri më i mirë në botë
Manchester City do të luajë sonte me Liverpoolin në kuadër të Champions League, ndërsa Otamendi e cilëson trajnerin e tij si më të mirin në botë, shkruan Periskopi.
“Për mua ai është trajneri më i mirë në botë. Ai është trajneri im dhe unë e shijoj futbollin që ne luajmë,” ka thënë mbrojtësi argjentinas.
“Unë tentoj të mësoj shumë gjëra në çdo senacë stërvitore,”.
Otamendi sonte do të ketë punë të vështirë pasi do të luajë kundër lojtarit më në formë në botë, Mohamed Salah. /Periskopi/



