Guardiola flet pas trillerit: Ishim me fat dhe të pa fat njëkohësisht
Manchester City arriti të përmbys rezultatin dy herë gjatë takimit dhe në fund arriti të fitojë në diferencë prej dy golash, 5 me 3.
Guardiola u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij.
“Shumë gjëra ndodhen. Ne ishim me fat dhe të pa fat, por mentalisht jemi të fortë”, tha Guardiola.
“Të gjithë djelmoshat zhvilluan një super ndeshje. Të rinjët si Sane dhe Sterling u paraqiten në mënyrë fantastike. Kjo ndeshje mund të na ndihmojë në të ardhmen e klubit”, përfundoi trajneri spanjoll i Cityt. /Periskopi/



