Guardiola flet për largimin nga Manchester City
Pep ka thënë se do të largohet nëse nuk arrinë të transformojë lojën e ‘qytetarëve’.
“Nëse sezoni i ardhshëm nuk shkon mirë në këtë stil të lojës, unë do të shkoj në shtëpi”, tha Guardiola.
“Por, mënyra se si ne duam të luajmë, mënyra se si akademia luan, mendoj se është mënyra më e mirë. Ky stil ka funksionuar në Barcelonë, në Bayern dhe nuk është duke funksionuar këtu. Por, lojtarët janë krejtësisht të ndryshëm, atyre u duhet kohë që ta njohin këtë stil”, shtoi ai.
45-vjeçari mori detyrën te skuadra angleze në verën e fundit, ndërsa në katër ndeshjet e fundit nuk ka shënuar fitore me këtë skuadër. /Periskopi.com



