Guardiola gjen zëvendësuesin e Gundogan, ‘peshkon’ në La Liga
Josep Guardiola erdhi me bujë të madhe në futbollin anglez, ku startoi në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar pesë ndeshje radhazi por kohëve të fundit ka harruar të përsëris këtë shifër.

Josep Guardiola, Manchester City
Ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munchen është kritikuar shumë nga kritikët e futbollit anglez për stilin e lojës së tij, që po tenton të fusë te Manchester City.
Tashmë Pep është goditur edhe me humbjen e mesfushorit gjerman, Ilkay Gundogan i cili u lëndua në ndeshjen e fundit dhe nuk do të paraqitet deri në sezonin tjetër për ‘qytetarët’.

Ilkay Gundogan nuk do të paraqitet deri në sezonin e ardhshëm
Mediat britanike kanë shkruar se Pep ka bërë gati një ofertë të çmendur prej 70 milionë euro për transferimin e Kokes në ‘Etihad Stadium’.

Koke, Atletico Madrid
Koke është duke u kërkuar edhe nga Manchester United që disa vite dhe do të jetë një garë e madhe që do të zhvillohet nga skuadrat rivale.
Kujtojmë që Koke është rritur në Atletico dhe se 24-vjeçari ka kontratë me ‘Los Colchoneros’ deri në vitin 2019.



