Guardiola i ‘hakmerret’ Barcelonës, ‘ia merr’ këtë transferim nga duart

Guardiola i ‘hakmerret’ Barcelonës, ‘ia merr’ këtë transferim nga duart

Skuadra që drejtohet nga trajneri spanjoll, Manchester City, është hedhur në sulm për të nënshkruar me mbrojtësin kroat, Darijo Srna, në afatin kalimtar të janarit.

Për mbrojtësin e krahut të djathtë ka kohë që interesohet Barcelona, pas zbrazëtirave që janë krijuar pas largimit të Dani Alvesit në drejtim të Juventusit, përcjell lajmi.net nga mediet spanjolle.

Srna aktualisht aktivizohet te Shakhtar Donstek, por skuadra ukrainase ka shprehur gatishmërinë për të liruar lojtarin nëse kërkon largimin.

Shpërndaje në: