Guardiola jep “OK” për transferimin e Agueros te Chelsea (Foto)

Guardiola jep “OK” për transferimin e Agueros te Chelsea (Foto)

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero mund të transferohet në Chelsea deri në fund të këtij afati kalimtar veror.

Sipas gazetarit spanjoll, Manu Sainz, ky transfer mund të ndodh pasi trajneri Josep Guardiola ka dhënë dritën e gjelbërt për shitjen e Sergio Agueros.

 

Kampioni anglez është në kërkim të një sulmuesi të ri pasi Antonio Conte ka hequr dorë nga sulmuesi Diego Costa, transmeton Periskopi.

Aguero edhe pse ishte një nga golashënuesit më të mirë sezonin e kaluar nuk e kishte vendin e sigurt në formacion pas ardhjës së sulmuesit Gabriel Jesus.

 

Chelsea janë të gatshëm të paguajnë çmimin që do të vendos Manchester City për sulmuesin argjentinas.

Aguerro është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë në Premierligë dhe ka shënuar 120 gola për cityzens. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: