Guardiola: Kemi nevojë të mposhtemi
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka dhënë një deklaratë tejet interesante.
45-vjeçari thotë se skuadra e tij ka nevojë të humbasë një ndeshje, për të larguar presionin nga skuadra e tij.
“Ju e patë që skuadra ishte e lodhur pas fitores 4:0. Unë nuk kam parë ende një lojtar të lodhur pas një fitore 4:0. Kur ju fitoni, ju jeni më rehat dhe shpirti i skuadrës është më i mirë”, deklaroi Guardiola.
“Ndoshta ne duhet të humbim një ndeshje sa më shpejt të jetë e mundur. Jam duke bërë shaka. Por ju e kuptoni pse them kështu, pasi gjërat duhet të qetësohen”, ka shtuar ai.
‘Qytetarët’ janë lider në tabelën e Premier Ligës me 15 pikë pas pesë ndeshjesh. /Periskopi.com



