Guardiola kërkon katër emra të mëdhenj për krahët e mbrojtjes

Guardiola kërkon katër emra të mëdhenj për krahët e mbrojtjes

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, po kërkon së paku katër mbrojtës anësor të mëdhenj për këtë afat të verës.

Sipas Daily Star,  Guardiola është duke ndjekur mbrojtësin e djathtë të Tottenhamit, Kyle Walker dhe dy tjerë të rinj të majtë.

Objektivi i fundit i transferimeve për krahët e mbrojtjes është Dani Alves, 34 vjeç, ish-mbrojtësi i tij i Barcelonës nga Juventusi, përcjell Telegrafi.

Ky interesim për mbrojtës nga spanjolli vjen pasi tre futbollistë janë larguar nga City këtë verë – Pablo Zabaleta, Bacary Sagna dhe Gael Clichy, ndërsa Aleksandar Kolarov, shihet më shumë si alternativë zëvendësuese e qendrës së mbrojtjes.

Shpërndaje në: