Guardiola krenar për paraqitjen e Cityt ndaj Arsenalit: Kemi rikuperuar shpirtin që na mungonte

Guardiola krenar për paraqitjen e Cityt ndaj Arsenalit: Kemi rikuperuar shpirtin që na mungonte

Pep Guardiola ka shprehur krenarinë e tij për mënyrën se si Manchester City u paraqit në ndeshjen ndaj Arsenalit, e cila përfundoi në barazim 1-1 në javën e pestë të Ligës Premier.

Edhe pse City u ndëshkua me gol në minutat shtesë dhe pati vetëm 33 përqind të posedimit të topit, përqindja më e ulët në 601 ndeshjet e Guardiolës në garat e ligës, trajneri spanjoll vlerësoi maksimalisht angazhimin e skuadrës së tij.

“Jam shumë krenar, shumë i lumtur, nuk di as cilën fjalë të përdor”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ne kemi rifituar shumë nga ato që na mungonin sezonin e kaluar. Kemi një shpirt të jashtëzakonshëm. Nuk do të mund të luajmë në këtë mënyrë gjatë gjithë sezonit, dhe për të qenë i sinqertë, as nuk duam”.

Trajneri i Cityt i njohu meritat Arsenalit, duke theksuar se barazimi në transfertë kundër një rivali të fortë duhet vlerësuar.

“Ia jap meritat kundërshtarit. Arsenali, në shumicën e ndeshjeve të tyre, mund të diktojë lojën ndaj çdo kundërshtari, siç bënë edhe kundër nesh. Dua të mësoj ta festoj këtë barazim, për mënyrën se si luajtëm në fushën e një skuadre që ka qenë gjysmë finalistë në Ligën e Kampionëve dhe pretendent i madh për titull në vitet e fundit”, ka thënë trajneri spanjoll.

Guardiola nënvizoi se ajo që kërkon më shumë nga lojtarët është përkushtimi dhe shpirtin luftarak, diçka që sipas tij, mungoi sezonin e kaluar, por po rikthehet këtë vit.

“E vetmja gjë që u kam kërkuar lojtarëve gjatë gjithë karrierës sime është të japin gjithçka në fushë. Sezonin e kaluar, ndonjëherë nuk e bëmë këtë. Këtë sezon, sidomos pas Kupës së Botës për Klube në SHBA dhe pas ndeshjes ndaj Man United, kemi filluar të rikuperojmë identitetin tonë”.

Në përfundim, trajneri spanjoll foli për atmosferën brenda skuadrës dhe kthimin gradual të lojtarëve të dëmtuar.

“Para së gjithash, është fryma që kemi treguar këtë javë. Duhet ta mbajmë këtë shpirt të gjallë, ashtu siç një prind kujdeset për fëmijët. Vetëm atëherë mund të rritemi. Ndërsa lojtarët rikuperohen nga dëmtimet, do të kuptojmë edhe më mirë se çfarë mund të përmirësojmë. Donnarumma do të luajë më mirë, Trafford gjithashtu, dhe të gjithë do të përmirësohen, edhe skuadra do të ecë përpara”, përfundoi Guardiola.

Guardiola mbetet i vendosur që rikthimi i shpirtit luftarak dhe përkushtimit brenda skuadrës do të jetë çelësi për suksesin e Manchester Cityt në vazhdim të sezonit.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Trump paralajmëron: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa prej 50% për “të gjitha” mallrat e importuara…

Përfaqësuesi i Francës në OKB: E papranueshme që autorët e Banjskës të jenë të lirë edhe dy vite pas sulmit

Përfaqësuesi i Francës në Kombet e Bashkuara, Jérôme Bonnafont, në fjalën e tij në Kombet…

“A është e vërtetë që 9 vende kanë bllokuar Shqipërinë me veto?” – Rama: Është barsoletë

Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë zërat se nëntë vende të BE kanë…

Përfaqësuesja e MB: Kosova e Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet ekzistuese, Beogradi ta vë para përgjegjësisë Radojiçiqin

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në OKB ka thënë se Londra zyrtare i bën thirrje…

Shefi i UNMIK e çon në OKB temën e moszgjedhjes së Presidentit në Kosovë dhe sulmet ndaj gazetarëve

Shefi i UNMIK Peter Due, në raportimin e tij të parë në OKB, ka përmendur…

Sorensen deklarohet pas takimeve në Beograd

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, ka zhvilluar…

Përfaqësuesja e SHBA: Kurti dhe Vuçiq t’i evitojnë eskalimet, të ulen në tavolinë

Përfaqësuesja e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Tammy Bruce, ka thënë se populli…

Konjufca i ashpër në Këshillin e Sigurimit: Gjykata Speciale u krijua nga Kosova, jo nga UNMIK-u – duhet t’i raportoj Kuvendit

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka folur për Gjykatën Speciale në Këshillin e Sigurimit. Ai…