Guardiola kritikon tifozët e Manchester Cityt
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka reaguar pas fitores së mbrëmshme përballë Borussia Monchengladbach.
Ai ka kritikuar tifozët e ‘qyetetarëve’ për mosprezencë të duhur në ndeshjen e mbrëmshme, ku shton se për dallim nga kjo, në Premier Ligë ata janë gjithmonë mbështetës të mëdhenj.
“Tifozët tanë duhet ta dinë se ne luajmë për ta”, deklaroi Guardiola.
“Kjo është puna jonë, ne jemi këtu. Pa tifozë nuk ka arsye të jemi këtu. Ata duhet ta dinë se ne kemi nevojë për ta kur përballemi në Ligën e Kampionëve. Ata vijnë në ndeshjet e Premier Ligës, por në Ligën e Kampionëve nuk e bëjnë këtë”, përfundoi ai. /Periskopi.com



