Guardiola: Largohem nga City e nuk e ndryshojë stilin e lojës
Pep është shprehur se më parë largohet nga pozita e trajnerit të Manchester City se sa të ndërrojë stilin e lojës së tij, që njihet si ‘tika-taka’ dhe presionin e madh që ushtrojnë skuadrat e tij.
“Ne do të luajmë ashtu siç mendojë unë, duke bërë gabime dhe duke u përmirësuar. Nuk mund të bëjë diçka që nuk është në stilin tim. Ky është futbolli i sotëm”. “Unë besoj në stilin tim të lojës. Por nëse nuk jap rezultatet atëherë do të vendos pronari i klubit”, ka thënë Guardiola.
Cityt do t’i bashkohet sulmuesi Gabiel Jesus në janar dhe pritet që ai të shkëlqejë nën drejtimin e teknikut spanjoll. /Periskopi/



