Guardiola: Messi duhet të qëndrojë te Barça deri në pensionim

Guardiola: Messi duhet të qëndrojë te Barça deri në pensionim

Në prezantimin e Pep Guardiolas si trajneri i ri i Manchester Cityt, trajneri spanjoll u pyet edhe për transferimet e mundshme te klubi anglez.

Guardiola, që deri tani ka përforcuar klubin Ilkay Gundoganin dhe Noliton, është pyetur edhe për yllin e Barcecelonës, Leo Messin, për të cilin thotë se nuk do ta sjellë në Etihad.

“Messi duhet të qëndrojë te Barça deri në fund të karrierës”, ishte përgjigja e 45-vjeçarit kur u pyet nëse do ta transferojë argjentinasin në Angli.

 

Shpërndaje në: