Guardiola nënçmon ekipin e tij
Tekniku Spanjoll Pep Guardiola, ndihet me fat që nuk është shkarkuar nga Man City, pasi nuk i i arriti pritjet e pronarëve të klubit gjatë këtij stinori.
Guardiola tha se po të ishte në ndonjë klub më të madh se City do të shkarkohej menjëherë pas një sezoni, në bazë të rezultateve të arritura me City-n.
“Në klubet si Barcelona apo Bayern, duhet të triumfosh bindshëm, në të kundërtën nuk të japin shans të dytë. Këtu po më japin shansin e dytë, dhe do të përpiqem maksimalisht që sezonin tjetër të kemi rezultate më të mira” tha ai./Periskopi/



