Guardiola nuk ka të ndalur, edhe një futbollist arrin për teste mjekësore (Foto)
Portieri brazilian, Ederson do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore tek klubi i Manchester Cityt.
Portieri i Benficas është në vendin ku Man City mban ushtrimet për të kompletuar transferimin prej 35 milionë funtave. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare, transmeton Periskopi.
Ederson no Etihad Campus. Você percebe pela tatuagem no pescoço. [@joshbaron99] pic.twitter.com/NXdCgQ3GvT
— Man City Brazil (@ManCityBrazil) May 30, 2017
Ederson pritet të bëhet portier më i shtrenjtë në histori, duke e kaluar shumën prej 33 milionë funtave që ishte paguar nga Juventusi për Gianluigi Buffon, më 2001. /Periskopi/



