Guardiola-Ronaldinho, a e keni ditur këtë?

Guardiola-Ronaldinho, a e keni ditur këtë?

Ndërsa, në atë kohë legjenda Ronaldinho kishte vendosur të largohej nga skuadra, ku kishte bërë bujë për disa sezone.

Nëpër mediat botërore është spekuluar shumë se strategu katalunas nuk i kishte garantuar një vend në formacionin bazë brazilianit.

Mirëpo, Guardiola hedh poshtë spekulimet në fjalë, duke thënë se dëshira e tij kishte qenë që braziliani të qëndronte në Camp Nou, por që ky i fundit kishte vendosur të largohej.

“Ronaldinho ishte një lojtar i shkëlqyer dhe kur u takuam herën e parë e diskutuam mundësinë e qëndrimit të tij, por ai tashmë kishte vendosur për t’u larguar, pasi mendonte se cikli i tij te Barcelona kishte përfunduar”, deklaroi Guardiola. /Periskopi.com

Shpërndaje në: