Guardiola shpjegon përse i bërtiti lojtarit kundërshtar pas fitores

Guardiola shpjegon përse i bërtiti lojtarit kundërshtar pas fitores

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë një veprim të pazakonshëm dje pas ndeshjes kundër Southamptonit në Premier ligë. 

Pasi Raheem Sterling siguroi fitoren në aksionin e fundit për Cityn, trajneri katalanas u pa teksa bisedonte me zë të lartë dhe gjestikulacione të shfrenuara me anësorin e Southamptonit, Nathan Redmond, veprim që u cilësua shumë i çuditshëm.

Para gazetarëve, Guardiola – që është lider në ligën angleze – tha që këtë gjest e bëri për shkak se ishte i frustruar me taktikën e rivalit për të humbur kohë dhe për të luajtur në mbrojtje, prandaj e këshilloi Redmondin që të luajë më shumë e të shfrytëzojë talentin e tij.

“Po i thosha Redmondit sa futbollist i mirë është. Southamptoni ka disa lojtarë tepër të talentuar, por thjesht nuk duan të luajnë – ata mundoheshin të humbnin kohë që nga minuta e parë”, tha Guardiola.

Manchester City është lider në Angli me tetë pikë larg nga rivalët në krye të tabelës, falë edhe dy fitoreve në ndeshjet e fundit që u siguruan në aksionet e fundit të ndeshjeve.

Shpërndaje në: