Guardiola: Toure të kërkoj falje, përndryshe nuk do të luajë

Guardiola: Toure të kërkoj falje, përndryshe nuk do të luajë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se Yaya Toure nuk do të luajë në rast se nuk kërkon falje për komentet e bëra nga agjenti i tij.

Mesfushori nga Bregu i Fildisht është lënë jashtë skuadrës së ‘qytetarëve’ për ndeshjet në Ligën e Kampionëve, ndërsa agjenti i tij kishte thënë se klienti i tij ishte i turpëruar nga vendimi i Guardiolas, dhe se ky i fundit do të duhej t’i kërkonte falje 33-vjeçarit në rast se nuk e fiton Ligën e Kampionëve.

“Ai duhet të kërkoj falje”, tha Guardiola.

“Nëse ai nuk e bënë këtë, ai nuk do të luajë”, shtoi trajneri i Cityt. /Periskopi.com

Shpërndaje në: