Guardiola: Unë dhe Zidane jemi të njejtë vetëm sa i përket flokëve!

Guardiola: Unë dhe Zidane jemi të njejtë vetëm sa i përket flokëve!

Pep Guardiola ka folur për kolegun e tij Zinedine Zidane, i cili u largua nga Real Madridi javën e kaluar

Tekniku spanjoll fitoi titullin e Premier League me ‘Qytetarët’ dhe tani është duke u relaksuar në disa turne të golfit në Caldes de Malavella në Girona, shkruan Periskopi.

Guradiola diskutoi largimin e Zidane nga Los Blancos dhe nëse kishte ngjashmëri me largimin e tij nga Barcelona.

“Ne nuk kishim fituar tri herë Champions League radhazi kur unë u largova, kështu që unë nuk jam ai i cili mund të gjykojë arsyet,” ka thënë fillimisht Guardiola.

“Çfarë ata kanë bërë është për t’u lavdëruar.

“A ka ngjashmëri mes nesh? Përsa i përket flokëve, po, për fat të keq për të dy ne!

“Unë e admiroj atë shumë, ai ishte një idol si lojtar.

Më tutje tekniku i Manchester Cityt, tha se largimi i Zizou është i ngjashëm me atë të Luis Enriques.

“Ai u largua në mënyrë të njejtë si Luis Enrique, i cili fitoi shumë trofe dhe luajti futboll spekatkolar me Barcelonën,”./Periskopi/

Shpërndaje në: