Guardiola zbulon skandalin që i kishte ndodhur vite më parë

Guardiola zbulon skandalin që i kishte ndodhur vite më parë

Rooney është përfshirë në një skandal të madh, pas publikimit të disa fotografive pas ndeshjes me Sllovakinë, ku sulmuesi anglez shihet i dehur.

Rreth kësaj situate ka reaguar edhe Guardiola, ku ka kërkuar mirëkuptim, me arsyen se të gjithë janë dehur, madje ai zbulon edhe një rast të tijin, kur ishte lojtar i Spanjës.

“Isha në ndeshje ndërkombëtare gjatë karrierës time si lojtar dhe shpesh herë isha i dehur”, deklaroi Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Isha më fat që nuk doli asnjë fotografi. Edhe ju gazetarët jeni dehur ndonjëherë. Unë isha përgjegjës, ju poashtu ishit përgjegjës. Wayne Rooney poashtu është përgjegjës”, shtoi ai.

Shpërndaje në: