Guardiola me ‘fshesë’ në dorë, largon katër yje nga City

Guardiola me ‘fshesë’ në dorë, largon katër yje nga City

Trajner i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se është koha që disa lotjarë të vendosin për të ardhmen e tyre.

Man City është ende në turin përgatitor por Guardiola dëshiron që para fillimit të sezonit të ketë vetëm lojtarët të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në Etihad Stadium.

Ai ka folur në veçanti për lojtarët si Samir Nasri, Equilam Mangala dhe Kelechi Iheanacho.

“Nasri është paraqitur shumë mirë në këto ndeshjet e turit përgatitor por ai e di situatën, ne kemi shumë lojtarë në mesfushë. Sa i përket Mangalas, është një vendim që duhet t’a diskutojmë me përfaqeësuesit e tij. Ata janë këtu dhe na duhet të flasim”, ka thënë tekniku spanoll.

Ndërkohë, mendoj se Kelechi do të largohet prej nesh për të shkuar të Leicester City por në futboll mund të ndodh gjithçka pra ende nuk është i definuar ky transferim”, pëfundoi Pep Guardiola.

Sezoni i ri i Premier Ligës starton me 12 gusht. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: